Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Administrata e Donald Trump ka lansuar pesë lojëra online në stilin arcade në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, përmes të cilave promovon disa nga politikat e presidentit. Lojërat me grafikë retro trajtojnë tema si dëbimi i emigrantëve, ndërtimi i murit kufitar, politika ushqimore dhe kursimet për fëmijët.
Mes tyre janë “Rio Run”, ku lojtari ndjek emigrantë përgjatë kufirit SHBA-Meksikë, dhe “Build the Wall”, ku duhet të ndërtohet muri kufitar. Nisma ka shkaktuar kritika nga organizatat për të drejtat e emigrantëve, të cilat e kundërshtojnë trajtimin e dëbimeve masive si argëtim. Shtëpia e Bardhë thotë se synimi është të prezantojë politikat dhe arritjet e Trumpit në një mënyrë më argëtuese dhe tërheqëse.