Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Edon Zhegrova nuk do të transferohet te Al-Ittihadi, pasi klubi saudit ka vendosur të heqë dorë nga marrëveshja për transferimin e tij. Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, ylli i Kosovës ishte opsioni i tretë në listën e klubit, por në fund Al-Ittihadi vendosi të mos vazhdojë negociatat.
Kësisoj, Zhegrova do të mbetet te Juventusi dhe do të ketë mundësinë të fitojë besimin e trajnerit Luciano Spalletti. Sulmuesi kosovar ka pasur pak hapësirë këtë sezon dhe së fundmi u aktivizua vetëm në minutat e fundit të derbit ndaj Milanit, duke hyrë në fushë në minutën e 89-të.