Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Al-Ittihadi mposhti 2-1 Al-Nassrin, duke i shkaktuar skuadrës së Cristiano Ronaldos humbjen e parë të sezonit në Saudi Pro League. Gjatë ndeshjes, Ronaldo u pa duke tentuar të shikonte fshehurazi një shënim taktik që bashkëkombësi i tij, Danilo Pereira, kishte marrë nga trajneri, moment që shkaktoi edhe buzëqeshje mes dy portugezëve.
Pas ndeshjes, Al-Ittihadi publikoi fotografinë e momentit në rrjetin social X dhe ironizoi Ronaldon me një mesazh humoristik: “Po mashtron dhe prapë po humb!” Humbja i dha fund serisë prej katër fitoresh të Al-Nassrit, ndërsa kampionët në fuqi morën një fitore të rëndësishme dhe krijuan jehonë edhe në rrjetet sociale.