Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kosova e ka përmbyllur pjesëmarrjen në edicionin e 20-të të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026” me nëntë medalje, duke shënuar numrin më të madh të medalistëve në një edicion të këtyre garave.
Delegacioni i Kosovës përbëhej nga 163 sportistë, ndërsa bilanci përfundimtar ishte dy medalje të arta, tri të argjendta dhe katër të bronzta.
Medaljet e arta u fituan nga karateisti Islam Selmani dhe boksierja Donjeta Sadiku. Me medalje të argjendta u stolisën xhudistja Laura Fazliu dhe peshëngritësi Kianoush Rostami, i cili fitoi dy medalje. Ndërsa medaljet e bronzta i fituan Akil Gjakova, Shpati Zekaj, Fatjona Kasapi dhe Flaka Loxha.
Kosova u rendit e 15-ta nga 25 shtetet që fituan medalje në këtë edicion.
Një tjetër moment i rëndësishëm ishte ceremonia e dorëzimit të flamurit të Lojërave Mesdhetare te kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Me këtë ceremoni, Prishtina zyrtarisht mori stafetën për organizimin e Lojërave Mesdhetare të vitit 2030, të cilat do të zhvillohen në Kosovë.