Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një 18-vjeçar është arrestuar në Francë nën dyshimin se ishte përfshirë në një plan për rrëmbimin e disa personave të njohur, me qëllim përfitimin e shumave të mëdha përmes zhvatjes. Sipas raportimeve të mediave franceze, në mesin e objektivave të dyshuar të grupit ishte edhe futbollisti Kylian Mbappé.
Përveç Mbappé, grupi dyshohet se kishte identifikuar si objektiva edhe drejtues kompanish dhe një reper të njohur francez. Autoritetet arritën ta zbulojnë planin para se ai të vihej në zbatim, ndërsa 18-vjeçari është vendosur në paraburgim. Hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar rolin e tij dhe për të identifikuar personat e tjerë të dyshuar.