Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Blerja e një banese në Prishtinë po bëhet gjithnjë e më e vështirë, pasi çmimet e pronave të banimit kanë shënuar rritje.
Në lagjet Lakrishtë dhe Dardani, çmimi për një metër katror mund të arrijë deri në 2,900 euro. Ndërkohë, në zonën e Prishtinës së Re, çmimet variojnë nga 1,000 deri në 1,300 euro për metër katror, në varësi të ndërtuesit dhe lokacionit.
Agjentët e patundshmërive thonë se rritja e çmimeve lidhet me shtrenjtimin e tokës, zgjerimin e qytetit dhe rritjen e kostove të ndërtimit, përfshirë materialet.
Rritja është evidentuar edhe nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK). Sipas të dhënave të ASK-së, çmimet e pronave të banimit në Kosovë u rritën me 7.3 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti, rritja ishte 1.3 për qind.
Në rajonin e Prishtinës, çmimet u rritën me 4.1 për qind, ndërsa në rajonet e tjera të Kosovës rritja ishte 12.8 për qind.
Ekspertë të ekonomisë vlerësojnë se rritja e kostove të ndërtimit dhe e çmimeve të disa materialeve ka ndikuar në shtrenjtimin e banesave.
Me këto çmime, për shumë qytetarë, blerja e një banese në kryeqytet po mbetet një investim gjithnjë e më i madh.