Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dogana paralajmëron për rrezikun nga mallrat e falsifikuara dhe piraterike

Vendi  |  04.09.2026 Ora 7:51   

Dogana e Kosovës ka paralajmëruar se mallrat e falsifikuara dhe piraterike paraqesin rrezik për konsumatorët, dëmtojnë konkurrencën e ndershme dhe cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale.

Sipas Doganës, mallrat e falsifikuara janë produkte që përdorin pa autorizim marka tregtare, patenta, dizajne apo të drejta të tjera të pronësisë industriale.

Ndërsa mallrat piraterike përfshijnë produkte të riprodhuara pa autorizim, si kopjet ilegale të veprave të mbrojtura me të drejtën e autorit, përfshirë CD-të, DVD-të dhe programet kompjuterike.

Dogana ka theksuar se përmes kontrolleve kufitare, analizës së riskut dhe bashkëpunimit me institucionet përgjegjëse, synon të parandalojë hyrjen dhe qarkullimin e këtyre mallrave në tregun e Kosovës.

Sipas institucionit, këto masa kanë për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve, bizneseve të ligjshme dhe të drejtave të pronësisë intelektuale.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing