Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

New Yorku kufizon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkollat publike

Bota  |  03.09.2026 Ora 8:58   

New York City ka vendosur të ndalojë përkohësisht përdorimin e inteligjencës artificiale gjeneruese nga nxënësit e klasave të dyta deri në të tetën, në kuadër të masave për kufizimin e teknologjisë në shkolla.

Vendimi prek rreth 600 mijë nxënës, ndërsa moratoriumi do të zgjasë një vit. Si pjesë e zbatimit të tij, mbi 38 programe që më parë lejoheshin në shkolla do t’u çaktivizohen ose kufizohen funksionet e inteligjencës artificiale.

Autoritetet arsimore thonë se qëllimi është mbrojtja e aftësive të të menduarit kritik dhe forcimi i marrëdhënies mes nxënësve dhe mësuesve.

Në shkollat e mesme do të lejohen disa mjete të kufizuara të AI-së, ndërsa nxënësit do të kenë edhe kurse për përdorimin kritik të kësaj teknologjie. Shërbime si ChatGPT dhe Claude, si dhe chatbotët shoqërues, do të bllokohen për nxënësit e të gjitha niveleve.

Ndërkohë, mësuesit do të mund ta përdorin AI-në për përgatitjen e mësimeve dhe detyra administrative, por jo për vlerësimin ose notimin e nxënësve.

Vendimi vjen mes shqetësimeve në rritje se përdorimi i pakontrolluar i AI-së mund të ndikojë në zhvillimin e aftësive të nxënësve. Megjithatë, zbatimi i ndalimit pritet të jetë sfidues, sidomos për përdorimin e AI-së jashtë shkollës.

Një grup i përbërë nga mësues, prindër dhe nxënës do të vlerësojë ndikimin e masave dhe do të propozojë rregulla për vitet e ardhshme.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing