Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Google Maps ndryshon emrin e Liqenit Ontario në “Lake America”

Bota  |  31.08.2026 Ora 8:22   

Përdoruesit e Google Maps në Shtetet e Bashkuara tashmë e gjejnë Liqenin Ontario me emrin “Lake America”, pas një urdhri ekzekutiv të presidentit Donald Trump.

Ndryshimi u bë pasi Sistemi Amerikan i Emrave Gjeografikë (GNIS) zyrtarizoi emrin e ri. Google tha se, për shkak të politikës së saj për të pasqyruar emrat zyrtarë të vendeve, përdoruesit në SHBA do të shohin “Lake America”, ndërsa në Kanada liqeni do të vazhdojë të quhet “Lake Ontario”.

Përdoruesit jashtë SHBA-së dhe Kanadasë do t’i shohin të dy emrat, me “Lake America” në kllapa.

Liqeni Ontario është i përbashkët mes Kanadasë dhe SHBA-së. Kryeministri kanadez Mark Carney ka deklaruar se vendi i tij do ta quajë liqenin “Lake Ontario” edhe në të ardhmen.

Ndërkohë, Ontario ka vendosur një tabelë në bregun kanadez ku shkruhet: “Lake Ontario – Now and Always”.

Ndryshimi nuk është reflektuar në të gjitha platformat. Waze dhe Apple Maps vazhdojnë ta paraqesin liqenin si “Lake Ontario”.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing