Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Një ishull lundrues shfaqet sërish në Kanada, pasi ishte “zhdukur” nga satelitët

Bota  |  02.09.2026 Ora 7:45   

Një ishull i vogël lundrues, i mbuluar me pemë dhe bimësi, është shfaqur sërish në një liqen në provincën British Columbia të Kanadasë, pasi për disa javë ishte zhdukur nga pamjet satelitore.

Ishulli u zbulua në fillim të gushtit nga disa vozitës në rezervuarin Williston, liqeni më i madh me ujë të ëmbël në British Columbia. Pamjet e tij u bënë virale në rrjetet sociale.

Sipas BC Hydro, ishulli ka një sipërfaqe prej rreth 9 mijë e 800 metrash katrorë, afërsisht sa 1.5 fusha amerikane të futbollit.

Fillimisht, zyrtarët nuk e dinin se ku kishte përfunduar. Tash është lokalizuar pranë bregut, rreth 30 kilometra larg vendit ku ishte parë për herë të parë.

Një nga teoritë më të forta është se ishulli është krijuar ndër vite nga grumbullimi i drunjve të rënë, mbi të cilët janë rritur bimësi dhe pemë. Zyrtarët besojnë se ai është shkëputur nga bregu këtë verë, pasi niveli i ujit në rezervuar u rrit në nivelin më të lartë që nga viti 2012.

BC Hydro ka paralajmëruar njerëzit të mos tentojnë të hipin në ishull, pasi struktura e tij nuk është e qëndrueshme dhe mund të shpërbëhet.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing