Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për fluksin e automjeteve në pikat e kalimit kufitar, të përditësuara në orën 08:10.
Situata në shumicën e pikave kufitare paraqitet e qetë, me pritje prej 3 deri në 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.
Pritje më të gjata janë raportuar në Dheu i Bardhë dhe Jarinjë, nga 15 deri në 20 minuta, ndërsa në Merdarë, pritja në dalje arrin deri në 30 minuta.
Sa i përket kamionëve, pritjet në të gjitha pikat kufitare janë 3 deri në 5 minuta, pa kolona të raportuara.