Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot do të vendoset kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet që transportojnë mallra dhe kanë masë të përgjithshme mbi 20 tonë.
Në autostrada, këto automjete nuk do të lejohen të qarkullojnë nga ora 11:00 deri në 17:30, kur temperaturat pritet të arrijnë ose tejkalojnë 32 gradë Celsius.
Masa është marrë për shkak të temperaturave të larta dhe synon ruajtjen e sigurisë së infrastrukturës rrugore.
Kufizimi nuk vlen për automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, ekipet e emergjencës dhe automjetet e institucioneve shëndetësore.