Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sindikata e Re e KEK-ut ka vendosur të kontribuojë në Task-Forcë, me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe mbrojtjes së punëtorëve të KEK-ut.
Vendimi vjen pas protestës së sindikatës dhe takimeve të zhvilluara me Bordin dhe Menaxhmentin e KEK-ut, pas vdekjes së një punëtori në një aksident gjatë punës.
Sindikata ka njoftuar se do të bashkëpunojë me institucionet për adresimin e çështjeve të punëtorëve, ndërsa në javët e ardhshme do të zhvillojë takime me kryesitë e tri divizioneve të KEK-ut.
Për shkak të këtij angazhimi, janë anuluar tubimet e parapara për sot.