Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AMK), në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), ka nisur aksionin për kontrollimin e peshës së bukës dhe verifikimin e peshoreve në furrat e Kosovës.
Inspektimet kanë nisur në rajonin e Prishtinës, ndërsa gjatë ditëve në vijim do të shtrihen edhe në komunat e tjera.
Aksioni vjen pas ankesave të konsumatorëve për mospërputhje mes peshës së deklaruar dhe asaj reale të bukës.
Përveç peshës së bukës, ekipet po kontrollojnë edhe vlefshmërinë dhe rregullsinë e peshoreve, si dhe nëse bizneset kanë pëlqimin për kushtet minimale teknike.
Sipas legjislacionit, bizneset që shesin produkte me peshë më të ulët se ajo e deklaruar mund të gjobiten nga 1,000 deri në 10,000 euro. Ndërsa për përdorimin e peshoreve të parregullta, gjobat variojnë nga 500 deri në 1,500 euro.
AMK dhe IQMT kanë bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë vendin, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të matjeve të sakta.