Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

AUV urdhëron tërheqjen e qumështit “Land” 3.2% për shkak të aflatoksinës M1

Vendi  |  27.08.2026 Ora 7:38   

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme nga tregu të qumështit UHT “Land” 3.2%, të prodhuar nga ABRAZEN L.L.C. (Qumështorja VITA).

Vendimi është marrë pasi autoritetet kompetente të Maqedonisë së Veriut kanë konstatuar prani të aflatoksinës M1 mbi nivelin e lejuar në këtë produkt.

AUV ka nisur kontrollet zyrtare, përfshirë verifikimin e gjurmueshmërisë së produktit, ndërsa produkti i prekur duhet të largohet nga tregu.

Agjencia, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë, do të përcaktojë masat e mëtejshme ndaj stabilimentit RKS-014 – ABRAZEN L.L.C.

AUV ka bërë të ditur se publiku do të informohet për zhvillimet dhe masat e ndërmarra lidhur me rastin.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing