Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

20 vatra zjarri në Shqipëri gjatë 24 orëve, 9 mbeten aktive

Të Tjera  |  21.08.2026 Ora 9:44   

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë raportuar 20 vatra zjarri, prej të cilave 9 janë ende aktive dhe një tjetër është në monitorim.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 235 forca operacionale, 33 automjete zjarrfikëse, 140 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Situata më problematike paraqitet në Gojan-Gjegjan të Pukës, ku për shkak të erës së fortë dhe terrenit të vështirë janë evakuuar banorë dhe po punohet për mbrojtjen e banesave.

Vatra aktive janë raportuar edhe në Mal Milot, Dajt, Dukat, Ballaxhiaj, Kalivaç, Shtuf, Gjorm të Sipërm dhe Hotolisht. Ndërkohë, zjarri në Lufaj të Mirditës është nën kontroll dhe në monitorim.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon koordinimin me institucionet lokale, ndërsa të gjitha kapacitetet operacionale mbeten në gatishmëri, me prioritet mbrojtjen e jetës dhe pasurisë së qytetarëve.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing