Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Portugalia ndalon mbulimin e plotë të fytyrës në hapësirat publike

Të Tjera  |  20.08.2026 Ora 8:24   

Portugalia ka miratuar një ligj që ndalon mbulimin e plotë të fytyrës në hapësirat publike. Ligji u nënshkrua nga Presidenti António José Seguro, pasi ishte propozuar fillimisht nga partia e krahut të djathtë Chega.

Presidenti tha se vendimi lidhet me integrimin social, mosdiskriminimin dhe sigurinë publike, duke argumentuar se fytyra e zbuluar është e rëndësishme për komunikimin dhe besimin mes njerëzve.

Sipas tij, kërkesa që gratë të mbulojnë tërësisht fytyrën krijon një pabarazi në raport me burrat dhe bie ndesh me parimin e barazisë dhe dinjitetit.

Megjithatë, Amnesty International në Portugali e ka kundërshtuar ligjin, duke e cilësuar diskriminues dhe duke argumentuar se mund të cenojë të drejtat e grave myslimane që zgjedhin të mbulojnë fytyrën.

Me këtë vendim, Portugalia i bashkohet disa vendeve evropiane, përfshirë Francën, Belgjikën, Austrinë, Danimarkën dhe Holandën, që kanë vendosur kufizime të plota ose të pjesshme për mbulimin e fytyrës në hapësirat publike.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing