Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

BQK paralajmëron qytetarët për mesazhe të dyshimta për investime

Vendi  |  20.08.2026 Ora 8:49   

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka paralajmëruar qytetarët për mesazhe dhe ftesa të dyshimta që po shpërndahen përmes aplikacioneve të komunikimit, duke ofruar mundësi të pretenduara për fitime nga investimet.

Sipas BQK-së, mesazhet mund të vijnë nga numra ndërkombëtarë dhe përmbajnë lidhje që i ftojnë qytetarët të bashkohen në grupe investimi. Në disa raste, aplikacionet mund të shfaqin edhe paralajmërime se përmbajtja mund të jetë keqdashëse.

BQK u bën thirrje qytetarëve të mos klikojnë në lidhje të panjohura, të mos ndajnë të dhëna personale apo bankare dhe të mos kryejnë pagesa bazuar në këto ftesa.

Qytetarët këshillohen që të mos japin të dhënat e kartelave përmes SMS-it, e-mailit apo telefonit dhe të përdorin vetëm faqet zyrtare dhe aplikacionet e verifikuara të bankave.

Gjithashtu, BQK rekomandon aktivizimin e njoftimeve për transaksionet, kontrollimin e rregullt të historikut të pagesave dhe raportimin e menjëhershëm të çdo mesazhi të dyshimtë te banka ose institucioni financiar.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing