Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Tregtia me pakicë në Kosovë ka shënuar rënie gjatë qershorit 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), qarkullimi në tregtinë me pakicë ka rënë për 6.19 për qind, ndërsa numri i të punësuarve është ulur për 6.79 për qind.
Rënia më e madhe e qarkullimit është regjistruar në dyqanet jo të specializuara, me 20.33 për qind, ndërsa numri i të punësuarve në këtë kategori ka rënë për 20.19 për qind.
Rënie të theksuar të punësimit ka pasur edhe në tregtinë me pakicë të karburanteve, ku numri i të punësuarve është ulur për 24.45 për qind.
Megjithatë, jo të gjitha kategoritë kanë shënuar rënie. Tregtia e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit në dyqane të specializuara ka shënuar 21.42 për qind rritje të qarkullimit, ndërsa numri i të punësuarve është rritur për 10.90 për qind.
Ndërkohë, fondi i pagave dhe mëditjeve në sektorin e tregtisë me pakicë është rritur në përgjithësi për 3.52 për qind, pavarësisht rënies së qarkullimit dhe numrit të të punësuarve.