Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

ASK publikon të dhënat për qershorin: Rriten lindjet, martesat dhe shkurorëzimet

Vendi  |  20.08.2026 Ora 8:48   

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për lindjet, vdekjet, martesat dhe shkurorëzimet e regjistruara gjatë muajit qershor 2026.

Gjatë këtij muaji janë regjistruar gjithsej 2 mijë e 674 lindje, brenda dhe jashtë Kosovës. Prej tyre, 1 mijë e 399 janë meshkuj dhe 1 mijë e 275 femra. Krahasuar me majin, lindjet janë rritur për 14.9 për qind.

Në qershor janë regjistruar edhe 920 vdekje, 494 meshkuj dhe 426 femra. Numri i vdekjeve është rritur për 5.6 për qind krahasuar me muajin paraprak.

Sa i përket martesave, gjatë qershorit janë regjistruar 1 mijë e 279 kurorëzime, që paraqet rritje prej 23.3 për qind krahasuar me majin.

Ndërkohë, në Kosovë janë regjistruar 147 shkurorëzime, me një rritje prej 25.6 për qind në raport me muajin maj.

Të dhënat e ASK-së janë bazuar në të dhënat administrative të Agjencisë së Regjistrit Civil (ARC).

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing