Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve për transportin e mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Në autoudhë, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave që pritet të arrijnë ose tejkalojnë 32 gradë Celsius.
Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi do të lejohet pa kufizime.
Nga masa përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.
Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe ngasësve që ta respektojnë orarin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me kufizimet.