Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Disney ka publikuar pamjet e para të personazheve të Frozen 3, duke rikthyer Elsa-n, Anna-n, Kristoff-in, Olaf-in dhe Sven-in.
Në materialet e prezantuara në eventin D23 shihen dizajnet e reja të personazheve, ndërsa veshjet më formale të Anna-s, Kristoff-it dhe disa prej personazheve të tjerë kanë nxitur spekulime se dasma e Anna-s dhe Kristoff-it mund të jetë pjesë e rëndësishme e filmit.
Kjo mundësi ishte përmendur edhe më herët në dokumentarin Disney+ Insider: World of Frozen, ku skenaristja Jennifer Lee la të kuptohej se në Arendelle po përgatiteshin plane të mëdha për një dasmë.
Detajet e historisë së Frozen 3 ende po mbahen të fshehta. Filmi do të rikthejë zërat e Idina Menzel, Kristen Bell, Jonathan Groff dhe Josh Gad, ndërsa Jennifer Lee është autore e skenarit dhe bashkëregjisore.
Frozen 3 pritet të shfaqet në kinema më 24 nëntor 2027.
Ndërkohë, Disney ka konfirmuar edhe Frozen 4, i cili po zhvillohet paralelisht me filmin e tretë, por ende nuk ka një datë zyrtare të premierës.