Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Autori i njohur i romaneve fantastike, Brandon Sanderson, ka ndarë mendimin e tij për filmin “Speed Racer”, i cili fillimisht u konsiderua një dështim komercial, por me kalimin e viteve u shndërrua në një film kult.
Sanderson, i njohur për seritë e tij të romaneve fantastike, tha në podcastin Intentionally Blank se e konsideron “Speed Racer” një nga projektet më të mira të motrave Lana dhe Lily Wachowski.
Autori i dha filmit vlerësimin maksimal, 10 nga 10, duke e cilësuar si një film “perfekt”. Sipas tij, stili i ekzagjeruar, ngjyrat e forta dhe historia plot emocione janë pikërisht ato që e bëjnë filmin të veçantë.
“Speed Racer”, i publikuar në vitin 2008 dhe i bazuar në manga dhe anime-n me të njëjtin emër, kushtoi rreth 120 milionë dollarë dhe arkëtoi afërsisht 93 milionë dollarë në mbarë botën.
Edhe pse nuk pati sukses në kinema, filmi ndër vite krijoi një bazë të madhe fansash dhe sot konsiderohet një cult classic.