Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Edhe pak ditë afat: Më 9 gusht mbyllen aplikimet për subvencionimin e teksteve shkollore

Vendi  |  04.08.2026 Ora 7:51   

Prindërit dhe kujdestarët kanë kohë deri më 9 gusht për të aplikuar për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e klasave 1 deri në 9.

Sipas Ministrisë së Arsimit, aplikimi bëhet përmes platformës eKosova, ndërsa mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit ose kujdestarit.

Para aplikimit, Ministria rekomandon që qytetarët të sigurohen se xhirollogaria bankare është aktive dhe se të dhënat në eKosova janë të përditësuara.

Të drejtë aplikimi kanë edhe shtetasit e huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme, fëmijët e të cilëve ndjekin mësimin në institucionet arsimore të Kosovës.

1.        https://rks-gov.net/469   –  APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)

2.        https://rks-gov.net/471   –  APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing