Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

IKShPK: Në Kosovë janë konfirmuar 99 raste me fruth, apel për vaksinim të fëmijëve

Vendi  |  04.08.2026 Ora 7:50   

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se nga 16 prilli deri më 3 gusht 2026 janë konfirmuar gjithsej 99 raste me fruth në Kosovë.

Vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar 21 raste të reja. Numri më i madh i rasteve është raportuar në Prishtinë (33), Fushë-Kosovë (25), Ferizaj (12) dhe Kaçanik (7).

IKShPK bën të ditur se numri i rasteve këtë vit është më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ishin konfirmuar 65 raste.

Instituti u bën thirrje qytetarëve që, në rast të simptomave si temperaturë e lartë, skuqje në lëkurë, kollë, rrufë ose konjuktivit, të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore.

Po ashtu, IKShPK u rekomandon prindërve dhe kujdestarëve të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve, duke theksuar se vaksinimi mbetet mënyra më efektive për parandalimin e fruthit dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing