Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

AME apel qytetarëve: Rrezik i lartë nga zjarret, ndalohet djegia e kashtës dhe mbetjeve bujqësore

Vendi  |  04.08.2026 Ora 7:49   

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka paralajmëruar se temperaturat e larta gjatë ditëve në vijim rrisin ndjeshëm rrezikun për shpërthimin dhe përhapjen e zjarreve në fusha dhe pyje.

Agjencia u bën thirrje qytetarëve, veçanërisht fermerëve dhe bujqve, të respektojnë masat parandaluese. Ndalohet rreptësisht djegia e kashtës, mbetjeve pas korrjeve dhe vegjetacionit në ara, pasi kjo mund të shkaktojë zjarre të pakontrolluara.

AME rekomandon që kombajnat dhe traktorët të kontrollohen para përdorimit, të jenë të pajisur me bombola funksionale për fikjen e zjarrit dhe të ketë rezerva uji në zonat ku zhvillohen punimet bujqësore.

Po ashtu, duke u bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së, qytetarët këshillohen të shmangin punët e rënda fizike në ambiente të hapura nga ora 11:00 deri në 17:00. Agjencia apelon që të mos ndizet zjarr gjatë piknikëve apo qëndrimeve në natyrë, pasi edhe një shkëndijë e vetme mund të shkaktojë pasoja të mëdha.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing