Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Japonia krijon për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore një strukturë të re të inteligjencës

Teknologji  |  31.07.2026 Ora 7:44   

Japonia po krijon një strukturë të re qendrore të inteligjencës, e cila pritet të nisë zyrtarisht punën të premten.

Byroja Kombëtare e Inteligjencës do të zëvendësojë strukturat e mëparshme dhe do të mbledhë e analizojë informacionet nga institucione të ndryshme shtetërore. Ministritë dhe agjencitë do të kenë detyrimin të ndajnë informacionet me Byronë e re, ndërsa ajo do të mbikëqyret nga një Këshill Kombëtar i Inteligjencës.

Qëllimi është forcimi i sigurisë së Japonisë, veçanërisht përballë aktiviteteve të spiunazhit, terrorizmit dhe ndërhyrjeve të huaja.

Vendimi është konsideruar i nevojshëm për shkak të kërcënimeve nga Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut, por ka shkaktuar edhe shqetësime për privatësinë dhe mundësinë e abuzimit me kompetencat e reja.

Qeveria japoneze ka paralajmëruar se reforma e inteligjencës është vetëm hapi i parë, ndërsa në të ardhmen mund të propozohet edhe një ligj kundër spiunazhit dhe krijimi i një agjencie të veçantë të inteligjencës së jashtme.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing