Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Google Street View publikon pamjet 360-gradëshe të Kosovëspas dy vitesh fotografim

Teknologji  |  30.07.2026 Ora 7:42   

Kosova është bërë vendi më i ri në Ballkan që është përfshirë në Google Street View, duke u mundësuar përdoruesve të Google Maps të eksplorojnë rrugët, qytetet dhe zona të ndryshme të vendit përmes pamjeve 360-gradëshe.

Pamjet janë realizuar gjatë periudhës nga korriku i vitit 2025 deri në maj të vitit 2026, duke mbuluar pjesën më të madhe të territorit të Kosovës.

Në Google Street View tashmë mund të shihen qytetet kryesore si Prishtina, Prizreni, Peja, Gjakova, Mitrovica, Gjilani dhe Ferizaj, por edhe shumë zona rurale e turistike.

Përdoruesit mund të eksplorojnë edhe destinacione të njohura natyrore, përfshirë Grykën e Rugovës, Bjeshkët e Nemuna dhe Parkun Kombëtar të Sharrit, si dhe zona pranë kufijve me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Për realizimin e pamjeve, Google ka përdorur kamera të gjeneratës së katërt dhe në disa raste edhe kamera portative, duke mundësuar fotografimin edhe në kushte më të vështira atmosferike.

Përfshirja e Kosovës në Google Street View shihet si një hap i rëndësishëm për promovimin e vendit, turizmit dhe bizneseve lokale online.

Ndërkohë, edhe Apple ka marrë leje për fotografimin e disa pjesëve të territorit të Kosovës, por këto pamje ende nuk janë publikuar.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing