Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ministria e Infrastrukturës dhe e Transportit ka njoftuar se sot, më 30 korrik, do të kufizohet përkohësisht qarkullimi i automjeteve me peshë mbi 20 tonë.
Kufizimi në autoudhë do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave që pritet të arrijnë 32 gradë Celsius ose më shumë.
Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i këtyre automjeteve do të lejohet pa kufizime.
Nga vendimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.
Ministria u ka bërë thirrje operatorëve dhe ngasësve që ta respektojnë kufizimin dhe ta planifikojnë qarkullimin sipas orarit të përcaktuar.