Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka konfirmuar raste të sëmundjes Lija e Dhenve dhe Dhive në komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtërpcë dhe Viti.
AUV u ka bërë thirrje fermerëve që të rrisin vigjilencën dhe të zbatojnë me përpikëri masat e biosigurisë, pasi ekziston rreziku i përhapjes së mëtejshme të sëmundjes.
Fermerët këshillohen të mos lëvizin delet dhe dhitë pa autorizimin e veterinerit zyrtar, të kufizojnë hyrjen e personave të paautorizuar në ferma, të dezinfektojnë rregullisht objektet dhe pajisjet, si dhe të mbajnë në izolim kafshët e sapoblera.
Në rast se kafshët shfaqin temperaturë të lartë, puçrra ose plagë në lëkurë, mungesë oreksi, dobësi apo shenja të tjera të dyshimta, AUV kërkon që fermerët të njoftojnë menjëherë veterinerin ose inspektorët përkatës.
Agjencia thekson se Lija e Dhenve dhe Dhive nuk transmetohet te njerëzit dhe nuk paraqet rrezik për shëndetin publik, por mund të sh