Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

KOMF kërkon masa urgjente për përmirësimin e kushteve në Pediatri

Vendi  |  14.07.2026 Ora 7:30   

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka shprehur shqetësim për gjendjen e shërbimeve shëndetësore për fëmijët në Kosovë, pas reagimeve të një nëne për kushtet në Klinikën e Pediatrisë.

Sipas KOMF-it, edhe pse Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës garanton kujdes shëndetësor falas, mungesa e personelit, kushtet e papërshtatshme infrastrukturore, mungesa e barnave dhe materialeve shpenzuese vazhdojnë të ndikojnë negativisht në cilësinë e trajtimit.

Organizata thekson se repartet e pediatrisë kanë nivel të ulët të kënaqshmërisë së pacientëve, ndërsa higjiena dhe mbingarkesa mbeten ndër problemet kryesore.

KOMF u ka bërë thirrje institucioneve që të ndërmarrin masa urgjente për përmirësimin e kushteve, rritjen e stafit shëndetësor dhe krijimin e një sistemi për monitorimin e përvojës së pacientëve, duke theksuar se zëri i prindërve duhet të jetë pjesë e vendimmarrjes në shëndetësi.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing