Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

IQMT mbyll 6 biznese dhe gjobit 6 të tjera gjatë aksionit ndaj këmbimoreve dhe kriptovalutave

Vendi  |  09.07.2026 Ora 7:28   
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka nisur aksionin e inspektimeve ndaj bizneseve që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve.

Gjatë ditës së parë janë inspektuar 16 biznese në Prishtinë, Gjilan, Gjakovë, Prizren, Podujevë, Rahovec dhe Suharekë. Si rezultat, 6 bizneseve u është ndaluar ushtrimi i veprimtarisë për shkak të mungesës së dokumentacionit të detyrueshëm, ndërsa 6 të tjera janë gjobitur për mosplotësim të dokumentacionit ligjor.

IQMT ka bërë të ditur se aksioni do të vazhdojë, ndërsa në kuadër të planit operacional do të inspektohen mbi 268 biznese të regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), që kanë të regjistruar kodin për ndërmjetësime tjera monetare.

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing