Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët në mërgatë, që planifikojnë udhëtime drejt vendit, të përdorin rrugë alternative dhe të shmangin kalimin përmes Serbisë.
Kjo thirrje vjen në periudhën e rritjes së fluksit të mërgimtarëve gjatë sezonit të pushimeve, si dhe pas rasteve të raportuara të ndalimeve dhe arrestimeve të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe.
Së fundi, autoritetet serbe kanë arrestuar qytetarin Osman Selmani, nën dyshime për krime lufte të pretenduara nga viti 1999.
MPJD thekson se përmes Zyrës Ndërlidhëse në Serbi monitoron dhe trajton çdo rast të raportuar nga qytetarët apo familjarët e tyre, si dhe njofton institucionet ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Evropian dhe vendet e Quint-it.
Ministria apelon që qytetarët të tregojnë kujdes dhe të zgjedhin rrugë alternative për udhëtim drejt Kosovës.