Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rriten çmimet e parkimit në Tiranë, mungesa e hapësirave po e rëndon situatën

Të Tjera  |  24.06.2026 Ora 8:50   

Mungesa e hapësirave për parkim në kryeqytet të Shqipërisë po shoqërohet me rritje të vazhdueshme të çmimeve, si në parkimet publike ashtu edhe në ato private.

Gjatë muajve të fundit, disa parkime private në qendër kanë rritur tarifat deri në 60–70%, veçanërisht për qëndrime afatgjata. Ndërkohë, parkimet publike të komunës shpesh raportohen të jenë të mbushura, duke shkaktuar radhë dhe ngarkesë në trafik.

Në disa qendra tregtare dhe hotele janë regjistruar gjithashtu rritje të çmimeve. Në “Toptani Shopping Center”, tarifat për parkim variojnë nga 300 deri në 1400 lekë, në varësi të kohëzgjatjes së qëndrimit, ndërsa në hotel “Plaza” janë shënuar gjithashtu rritje të lehta të çmimeve.

Sipas operatorëve privatë, çmimet vendosen në bazë të kushteve të tregut dhe kërkesës së lartë për hapësira parkimi.

Ndërkohë, edhe në zonat e banimit dhe në qytet, çmimi për parkim po shkon deri në 300 lekë për orë dhe 600–800 lekë për 24 orë, duke e bërë gjithnjë e më të kushtueshëm përdorimin e veturës në përditshmëri.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing