Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kina luan rol kyç në stabilizimin e tregut të naftës mes krizës globale

Të Tjera  |  23.06.2026 Ora 8:52   

Ndërsa SHBA dhe Irani po negociojnë rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe rikthimin e rrjedhës së naftës në Lindjen e Mesme, vëmendja e tregjeve botërore po kthehet te një faktor vendimtar: Kina.

Si konsumatori më i madh i naftës në botë pas SHBA-së, Kina ka ndikuar ndjeshëm në stabilizimin e tregut duke ulur importet, përdorur rezerva të mëdha strategjike dhe duke rritur përdorimin e energjisë së pastër. Këto masa kanë ndihmuar në zbutjen e rritjes së çmimeve globale të naftës.

Sipas analistëve, edhe pse lufta në Iran ka ndikuar në furnizimin global, çmimet e naftës nuk kanë shënuar rritjet ekstreme të pritshme, pikërisht për shkak të rolit të Kinës në treg.

Ekspertët theksojnë se Kina po vepron si një “faktor stabilizues” duke menaxhuar konsumin dhe duke përdorur rezervat e saj të mëdha të naftës, ndërsa rritja e përdorimit të veturave elektrike po e ul më tej kërkesën për karburante fosile.

Megjithatë, mbetet e paqartë se sa gjatë Kina mund të vazhdojë të balancojë tregun global të naftës, sidomos në rast të ndryshimeve të shpejta në furnizim dhe kërkesë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing