Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Pishina e Gërmisë hap sezonin veror nesër

Vendi  |  19.06.2026 Ora 18:48   
Pishina e Gërmisë do të hapë zyrtarisht sezonin veror këtë të shtunë, duke mirëpritur vizitorët nga ora 10:00.

Nga kjo fundjavë, një nga destinacionet më të frekuentuara verore në Prishtinë do të jetë e hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në 18:00, duke ofruar ambient ideal për freskim, relaks dhe argëtim gjatë ditëve të nxehta.

Vizitorët do të kenë në dispozicion ujë të pastër, komoditet maksimal, ushqim, hapësira relaksuese dhe muzikë, për ta bërë përvojën edhe më të këndshme.

Çmimet e biletave siç është​ konfirmuar nga NPL Sport Marketing, janë:
Ditët e punës: 4€ për të rritur, 2€ për fëmijë
Fundjavë: 5€ për të rritur, 2€ për fëmijë

Pishina e Gërmisë mbetet një prej pikave kryesore të verës në kryeqytet, duke sjellë kombinimin perfekt mes natyrës, freskisë dhe atmosferës pozitive.


 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing