Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka vlerësuar Kosovën si një partner të rëndësishëm dhe ka theksuar përmirësimin e situatës së sigurisë në vend.
Duke folur për perspektivën e Kosovës në NATO dhe rolin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rutte tha se aktualisht fokusi kryesor mbetet stabiliteti dhe forcimi i misionit të KFOR-it.
Ai theksoi se, sipas vlerësimeve të NATO-s, situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar vitet e fundit, duke lejuar edhe rishikimin e nivelit të pranisë së trupave të KFOR-it.
Rutte shtoi se KFOR do të vazhdojë të ketë prani të konsiderueshme në Kosovë, në përputhje me mandatin aktual dhe nevojat e sigurisë në terren.