Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Komuna e Fushë Kosovës ka shpallur gjendje emergjente për shkak të situatës së rënduar me mbeturinat, ndërsa qytetarët po kërkojnë zgjidhje të menjëhershme.
Nga PDK-ja në Fushë Kosovë kanë kërkuar veprime konkrete për përmirësimin e situatës, duke theksuar nevojën për masa urgjente për shkak të rritjes së vazhdueshme të numrit të banorëve dhe ngarkesës në zonën urbane.
Nga Komuna bëjnë të ditur se tashmë janë në fazën e angazhimit të kompanive private për largimin e mbeturinave nga qyteti.
Ndërkohë, kompania “Pastrimi” ka deklaruar se deri më tani nuk ka pranuar asnjë vendim apo dokument zyrtar nga Komuna lidhur me shpalljen e gjendjes emergjente.
Sipas kësaj kompanie, vonesat në grumbullimin e mbeturinave lidhen kryesisht me vështirësi operative dhe defekte teknike në një pjesë të automjeteve, ndërsa ekipet po punojnë pa ndërprerje në tri ndërrime për ta mbajtur situatën nën kontroll.