Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike organizon sot një aktivitet me rastin e 23 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Shërbyesve Civilë, i cili do të mbahet në Amfiteatrin e objektit të ish-Rilindjes në Prishtinë.
Aktiviteti do të hapet me fjalën hyrëse të Kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Fjalime rasti do të mbajnë edhe ministri në detyrë i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, si dhe Shefi i Bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Hubert Perr.
Qëllimi i këtij aktiviteti është vlerësimi i kontributit të shërbyesve civilë në funksionimin e administratës publike, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
Në kuadër të shënimit të kësaj dite, do të ndahen edhe mirënjohje për shërbyesit civilë të dalluar.