Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Që nga fillimi i vitit, janë regjistruar afro 30 mijë zjarre, ndërsa më shumë se 2 milionë hektarë tokë janë djegur – shifra më e lartë në 14 vitet e fundit.
Zjarret kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa shtete. Në Georgia, flakët kanë shkatërruar një numër rekord shtëpish, ndërsa në Nebraska një zjarr historik ka djegur mbi 600 mijë hektarë dhe ka shkaktuar viktima.
Edhe pranë Los Angeles, zjarret kanë nisur më herët se zakonisht, duke detyruar autoritetet të lëshojnë urdhra evakuimi për mijëra banorë.
Ekspertët thonë se thatësia, temperaturat e larta, mungesa e reshjeve dhe ndryshimet klimatike po krijojnë kushte ideale për përhapjen e flakëve.