Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Evropa kërkon masa më të ashpra kundër nikotinës: Alarm për përdorimin e cigareve elektronike tek të rinjtë

Të Tjera  |  25.05.2026 Ora 7:38   
Nisma e Komisionit Evropian për rishikimin e legjislacionit mbi duhanin dhe nikotinën ka dominuar diskutimet në Konferencën Evropiane për Duhanin dhe Shëndetin, e mbajtur këtë javë në Milano.

Ekspertët kanë kërkuar masa më të forta kundër varësisë nga nikotina, përfshirë kufizime më të ashpra në reklamim, shitje dhe taksim të produkteve të reja të nikotinës, si cigaret elektronike.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të World Health Organization, Tedros Adhanom Ghebreyesus, duhani vazhdon të shkaktojë mbi 7 milionë vdekje në vit, ndërsa produktet e reja të nikotinës po krijojnë forma të reja varësie, veçanërisht tek të rinjtë.

Shqetësim është ngritur edhe në Kosovë, ku raportimet tregojnë se cigaret elektronike konsumohen dhe shiten afër shkollave, shpesh edhe tek fëmijët.

Pulmologu Besim Morina ka paralajmëruar se niveli i lartë i nikotinës në këto produkte mund të krijojë varësi serioze dhe pasoja në mushkëri, zemër, tru dhe shëndetin psikik.

Ndërkohë, në Kosovë po shqyrtohen ndryshime në Ligjin për Kontrollin e Duhanit, por deri tani është pranuar vetëm rekomandimi për ndalimin e aromave dhe shijeve në cigaret elektronike.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing