Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Artistja norvegjeze Vibeke Tandberg realizoi projektin fotografik “Bride” në vitin 1993, duke pozuar si nuse me 11 burra të ndryshëm që i kishte njohur në një lokal në qytetin e Bergen.
Fotografitë u realizuan si portrete klasike dasme, ndërsa Tandberg donte të sfidonte stereotipet tradicionale të nuses dhe rolin e gruas në martesë. Madje, disa nga fotografitë u publikuan edhe në gazetat lokale si njoftime të vërteta martese, duke bërë që shumë njerëz të besonin se ajo ishte martuar realisht.
Projekti artistik tashmë është pjesë e një ekspozite në Kode Bergen Art Museum, ku artistja prezanton punimet e saj deri në muajin shtator.