Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sipas Bankës Kombëtare daneze, qytetarët nuk duhet të mbështeten vetëm në pagesat elektronike, pasi probleme teknike ose sulme kibernetike mund të paralizojnë përkohësisht sistemet financiare.
Autoritetet rekomandojnë që çdo person të ketë të paktën 250 korona daneze (rreth 35 euro) cash në shtëpi, si dhe kartëmonedha të vogla për përdorim më të lehtë gjatë emergjencave.
Po ashtu, këshillohet që qytetarët të kenë të paktën dy karta pagese dhe të dinë PIN-in e tyre, pasi disa pagesa offline mund të kërkojnë verifikim me kod.
Ky paralajmërim vjen pas ndërprerjeve të energjisë në Spanjë dhe Portugali, të cilat kishin bllokuar pagesat elektronike dhe kishin rikthyer rëndësinë e parasë së gatshme.