Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kryeministri Modi u bën thirrje indianëve: Martohuni në Indi, jo jashtë vendit

Të Tjera  |  21.05.2026 Ora 7:54   
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin organizimin e dasmave jashtë vendit dhe të zgjedhin destinacione brenda Indisë.

Sipas Modit, trendi i dasmave luksoze në vende si Italia apo destinacione të tjera po rritet dhe po sjell shpenzime të mëdha në valutë të huaj, në një kohë kur ekonomia indiane po përballet me sfida.

“Kur bëhet fjalë për dasma, nuk besoj se ka vend më të bukur apo më të shenjtë se India jonë,” është shprehur ai.

Industria e dasmave në Indi vlerësohet rreth 130 miliardë dollarë, ndërsa vendi organizon mesatarisht 8 deri në 10 milionë dasma në vit.

Ndërkohë, shumë çifte po zgjedhin destinacione vendore si qyteti i njohur Jaipur, i njohur për pallatet historike dhe ceremonitë tradicionale madhështore.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing