Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një nga gjendjet hormonale më të zakonshme tek gratë, e njohur deri më tani si PCOS (Sindroma e Vezoreve Policistike), ka marrë zyrtarisht një emër të ri: PMOS – Sindroma Poliendokrine Metabolike Ovariane.
Ekspertët thonë se ndryshimi i emrit synon të pasqyrojë më qartë ndikimin e gjerë që kjo gjendje ka në shëndetin e grave, pasi nuk lidhet vetëm me cistet në vezore.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 10 deri në 13 për qind e grave në moshë riprodhuese preken nga kjo gjendje, ndërsa shumë raste mbeten të padiagnostikuara.
PMOS mund të shkaktojë cikle të çrregullta menstruale, vështirësi për të mbetur shtatzënë, rënie të flokëve, akne, shtim të qimeve në trup, si dhe rritje të rrezikut për diabet të tipit 2, probleme me zemrën, ankth dhe depresion.
Sipas ekspertëve, emri i vjetër krijonte keqkuptime dhe stigma, pasi shumë gra mendonin se bëhej fjalë vetëm për “ciste në vezore”, ndërkohë që gjendja prek sistemin hormonal dhe metabolik në tërësi.
Mjekët theksojnë se diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi i duhur mund të ndihmojnë në menaxhimin e simptomave dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.