Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Vendimi është marrë nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e cila e cilësoi atë si një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet.
Varrimi i të ndjerit është zhvilluar në një ceremoni të thjeshtë, në praninë e familjes së ngushtë, në përputhje me dëshirën e tij. Familjarët kanë bërë të ditur se nuk do të ketë organizime të tjera pritjeje apo pjesëmarrje në aktivitete institucionale.
Rexhep Qosja konsiderohet një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë dhe mendimit kritik shqiptar. Ai ka dhënë kontribut të veçantë si studiues, profesor dhe autor i shumë veprave letrare dhe studimore, duke lënë një gjurmë të thellë në kulturën shqiptare.