Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Gjatë këtij muaji, eksportet arritën vlerën prej 88.4 milionë euro, ndërsa importet 651.8 milionë euro, duke bërë që eksportet të mbulojnë vetëm 13.6% të importeve.
Të dhënat tregojnë se, megjithëse eksportet kanë shënuar rritje prej 18.2%, importet vazhdojnë të dominojnë me një rritje prej 6.8%, duke thelluar diferencën tregtare.
Sa i përket strukturës së tregtisë, eksportet kryesore përfshijnë metalet bazë, produktet plastike dhe ushqimet, ndërsa importet dominohen nga produktet minerale, makineritë dhe pajisjet, si dhe mjetet e transportit.
Partnerët kryesorë tregtarë mbeten vendet e Bashkimit Evropian dhe CEFTA-s, me Gjermaninë, Italinë dhe Shqipërinë ndër më të rëndësishmit.
Këto të dhëna konfirmojnë se ekonomia e vendit vazhdon të karakterizohet nga një varësi e lartë ndaj importeve, pavarësisht rritjes së eksporteve.