Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Vajzat sfidojnë veten në sigurinë kibernetike në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të ICT-së

Vendi  |  24.04.2026 Ora 7:33   
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit, mbi 160 nxënëse dhe studente morën pjesë në një garë të sigurisë kibernetike, duke dëshmuar interesin në rritje të vajzave për këtë sektor.

Kjo iniciativë globale synon të inkurajojë dhe fuqizojë vajzat dhe gratë e reja për të ndjekur karrierë në teknologji, duke i afruar ato më shumë me tregun e punës.

Pjesëmarrëset theksuan rëndësinë e përfshirjes në aktivitete sfiduese që zhvillojnë aftësitë profesionale dhe i përgatisin për të ardhmen. Ndërkohë, organizatorët vlerësuan këtë garë si një hap të rëndësishëm drejt rritjes së përfaqësimit të vajzave në fushën e sigurisë kibernetike.

Ky aktivitet shënon një tjetër përpjekje konkrete për të promovuar barazinë dhe përfshirjen në sektorin e teknologjisë, i cili po bëhet gjithnjë e më i domosdoshëm në jetën moderne.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing