Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Mungesa e mbrojtjes së liqenit të Badocit rrezikon furnizimin me ujë për Prishtinën

Vendi  |  21.04.2026 Ora 7:37   
Edhe pse prej nëntë vitesh ekziston një udhëzim administrativ për mbrojtjen e resurseve ujore, zbatimi i tij në terren mbetet i kufizuar. Sipas këtij dokumenti, liqenet akumuluese për ujë të pijshëm duhet të kenë zonim fizik dhe të ndalohet qarkullimi i automjeteve në afërsi, por kjo nuk po respektohet në rastin e liqenit të Badocit.

Bregu i liqenit vazhdon të ndotet nga mbeturinat e vizitorëve, të cilat përmes erës përfundojnë në ujë. Ndërkohë, afërsia me magjistralen Prishtinë–Gjilan paraqet rrezik shtesë për kontaminim nga derivatet e automjeteve, përfshirë vajrat dhe substancat kimike.

Ekspertët paralajmërojnë për ndikimin e këtyre ndotjeve në shëndetin publik dhe ekosistem, duke përmendur edhe rrezikun nga mikroplastika.

Nga ky burim furnizohen me ujë të pijshëm rreth 25% e banorëve të Prishtinës dhe mbi 100 fshatra përreth. Institucionet kanë paralajmëruar masa për digjitalizimin e inspektimit, në mungesë të kapaciteteve të mjaftueshme njerëzore, me qëllim rritjen e kontrollit dhe mbrojtjes së zonave të ndjeshme.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing