Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Projekti, me kosto rreth 103 milionë euro, tashmë ka siguruar financimin përmes kredive ndërkombëtare dhe granteve nga Bashkimi Evropian. Aktualisht ndodhet në fazën e sigurimit të lejeve, ndërsa nënshkrimi i kontratës pritet gjatë këtij viti, me fillim të punimeve në vitin 2027 dhe prodhim të energjisë nga viti 2028.
Sipas institucioneve, parku solar pritet të prodhojë rreth 152 GWh energji në vit dhe të ulë ndjeshëm emetimet e dioksidit të karbonit. Ky investim synon të rrisë kapacitetet vendore të prodhimit, të zvogëlojë varësinë nga termocentralet dhe të ndikojë pozitivisht në cilësinë e ajrit dhe stabilitetin e çmimeve të energjisë elektrike.